
Tek Real Madridi vijon të punohet me shumë përkushtim për transferimet gjatë merkatos së verës.
Pavarësisht sezonit të shkëlqyer të madrilenëve, çdo ekip ka nevojë për përmirësim.
Një ndër të preferuarit e kryeyqtetasve vijon të jetë Thiago Almada, i cili po impresionon tek Atlanta prej tre sezonesh tashmë.
Argjentinasi nuk pretendohet vetëm nga ‘’ Galaktikët ‘’ por edhe nga shumë ekipe të elitës europiane por Juni Calafat, përgjegjës për transferimet, ia ka rekomanduar Florentino Perezit ishi-n e Velez Sarsfield.
Kapaciteti i mesfushorit s’ka nevojë për koment, i cili është grumbulluar edhe nga Lionel Scaloni tek kombëtarja ‘’ Aliceleste ‘’, shumë i rrezikshëm në metrat e fundit, gjithashtu tejet teknik.
Prezenca 22 vjeçarit e ka ndihmuar Atlantan në Major League Soccer por duhet nënvizuar se pretendimi i ekipeve, sidomos i Real Madridit për shërbimet e tij ka filluar prej kohësh.
Në sezonin e kaluar Thiago Almada shkëlqeu me 13 gola dhe 16 asiste në 35 sfida dhe në aktualin përsëri por rikonfirmon cilësitë e tij.
Të pretendohesh nga Real Madridi, për çdo lojtar është një privilegj dhe fituesi i Botërorit të Katarit do të ketë një tjetër shans për të zgjedhur vijimin e karrierës, ndoshta në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ pa anashkaluar ndonjë surprizë në fundin e sezonit.



