Arsenali, përcakton çmimin për Riccardo Calafiorin

Arsenali, përcakton çmimin për Riccardo Calafiorin

Në sezonin e parë tek Arsenali Riccardo Calafiori po tregon se është një ndër më të spikaturit në kontinentin e vjetër.

Italiani falë eksperiencës së mrekullueshme me Bolognan vendosi të transferohet në ‘’ Emirates ‘’, në një ndër kampionatet më prestigjozë.

Shumë shpejt 22 vjeçari është bërë pjesë e listës së Real Madridit, ekip i cili vijon të ketë problematika të theksuara në prapavijë, pavarësisht se me performancat e deritanishme është në lartësinë e duhur.

Përballë interesit të ‘’ Galaktikëve ‘’, drejtuesit e londinezëve janë kundërpërgjigjur duke përcaktuar jo më pak se 80 milionë euro për largimin e tij nga kryeqyteti i Anglisë.

Sigurisht kjo shifër justifikohet me paraqitjet ishi-t të Romës, një ndër më të mirët në 11-shen e formuar nga traineri Mikel Arteta.

S’do të jetë aspak e lehtë për ‘’  Los Blancos ‘’, edhe pse liderohen nga Florentino Perez, president i cili ndër vite ka dhënë maksimumin, falë të cilit janë një ndër ekipet më të suksesshëm të botës.

Megjithatë, një tjetër pengesë është edhe kontrata me ‘’ Topchinjtë ‘’, një ekip pretendent për të fituar tituj të rëndësishëm sidomos në Angli.

Deri në këtë moment të sezonit Riccardo Calafiori është aktivizuar në 10 sfida nga numri një i stolit të ‘’ The Gunners ‘’, ekip i cili e ka humbur luftën për titull në kampionat por vijon të jetë pjesë e Champions Leagues dhe do të përballet në çerekfinale me Real Madridin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy