Atletico  në garë për Dani Ceballos

Atletico në garë për Dani Ceballos

 Atletico Madridi  po analizon me detaje lëvizjet e merkatos  .  Diego Simeone kërkon ti japë freski mesfushës dhe konsideron transferimin e Dani Ceballos në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’. Spanjolli kërkon rivlerësimin e situatës tek Real Madridi për të parë se çfarë  kushtesh i ofrohen për qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’  sepse në rast të mospërmbushjes së kërkesave do ta kërkojë fatin diku tjetër .  Objektivi kryesor dhe definitiv i 24 vjeçarit është evitimi i huazimeve të shumta dhe shëndërrimi në një lojtar stabël tek një ekip që mund ti garantojë aktivizimin konstant .

Por revolucioni i ‘’ Galaktikëve ‘’ sapo ka filluar dhe mesfushori i talentuar është i gatshëm të presë për të parë se çfarë do të ndodhë me stolin  e  ‘’ Los Blancos “ dhe më pas të vendosë definitivisht.  Interesi i ‘’ Los Colchoneros ‘’ mund të konsiderohet si drita në fundin e tunelit për ishi-n e Real Betisit sepse  vinë pas një suksesi historik në Primera Division dhe do ti krijonin shumë shanse për të rifituar  vlerat nga të cilat karakterizohet .

Shifra e këtij operacioni është lehtësisht e përballueshme për  kryeqytetasit sepse kap  15 milionë eurot  por  njëkohësisht   Atletico do të jetë shumë vigjilent në këtë histori sepse  paraprakisht duhet të zgjidhë fatin e  Saul Niguez dhe Kondongbia të cilët janë jashte planeve të ‘’ El Cholos ‘’.  Kjo garë nuk do të jetë shumë e lehtë sepse edhe Villareali është një kandidat për tu vlerësuar pasi  arriti të thyente çdo parashikim me fitimin e Europa Leagues .   

Shitja e Saul Niguez dhe Kondongbia do t’ia thjeshtësonte gjërat  Atleticos sepse shuma e përfituar do të ishte çelësi për  firmosjen me Dani Ceballos që momentalisht konsiderohet si një ndër operacionet më ekonomikë duke iu referuar  parametrave  cilësi -çmim .  Me ‘’ Topchinjtë ‘’ ishit të  ‘’ Los Verdiblancos ‘’ nuk i ka ecur fati  as në këtë sezon  të cilin e ka mbyllur me 36 prezenca dhe këto peripeci i kanë shkaktuar shumë probleme për qëndrimin në ‘’ Emirates ‘’ .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy