
Ecuria mjaft e mirë e Ayyoub Bouaddit me Lillen dhe sidomos në Botëror e ka shëndërruar në një objektiv në këtë merkato verore.
Eshtë Manchester City, drejtuesit e të cilit e dëshirojnë medoemos në ‘’ Emirates ‘’.
Në fakt presidenti Khaldoon Al Mubarak ka përgatitur çekun prej 100 milionë eurosh për mesfushorin, pjesë e ‘’ Les Dogues ‘’ prej tre sezonesh.
Nga 18 vjeçari pritet shumë, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë në çdo aspekt nëse do të jetë pjesë e ‘’ Qytetarëve ‘’.
Kontrata me francezët skadon në qershorin e 2029-tës por interesi i gjigandëve të Premier Leagues ndoshta do ta bindë.
Sezonin e shkuar kontriboi me 39 sfida dhe 1 asist tek Lille dhe gjatë kohës tërhoqi vëmëndjen e disa ekipeve.
Mirëpo krerët e Manchester City-t po e vlerësojnë edhe situatën e Rodrit, i pretenduar me ngulm nga Real Madridi.
Një kalim në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do t’ia linte rrugën e lirë afrikanit për tu vënë nën urdhërat e Enzo Marescas.
Gjithashtu Arsenali, Liverpooli dhe Paris St Germain po luftojnë për të marrë shërbimet e Ayyoub Bouaddit, një garanci në mesfushë.



