
Që nga mbërritja e Erik Ten Hag në ‘’ Old Trafford ‘’ , drejtuesit nuk e kanë ndalur në asnjë moment vrullin në lidhje me merkaton pasi konsiderohet i vetmi shpëtim për Manchester United.
Projekti i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ është shumë ambicioz dhe lidhet me rikthimin në kohët e suksesit .
Braziliani Antony i cili po shkëlqen prej dy sezonesh tek Ajax Amsterdami është përfshirë në listë e hollandezit , operacion për të cilin është shtuar intensiteti në ditët e fundit për arsye se Real Madridi dhe Barcelona janë prapa derës dhe mund ta rrezikojnë në çdo moment transferimin e talentit në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.
‘’ The Red Devilsat ‘’ kanë përgatitur 60 milionë euro për ti bindur drejtuesit e kryeqytetasve pasi 22 vjeçari është një talent i rrallë dhe sezonin e lënë pas e finalizoi me 12 gola dhe 10 asiste në 32 sfida.
Kontrata e firmosur me gjigandët e Eredivisies mbetet në fuqi deri në 30 qershorin e 2025-sës dhe duke qenë se flitet për Manchester United që drejtohet nga ish traineri i tij duke përfshirë edhe potencialin ekonomik të 20 herë kampionëve të Premier Leagues, mund ta bindin Antony-n që ta finalizojë eksperiencën në ‘’ Johan Cruyff Arena ‘’ .
Përveç ishi-t të Sao Paolos po analizohen edhe Frenkie de Jong dhe Christian Eriksen pasi këtij Manchesteri i duhet të përforcohet në çdo pozicion dhe të lërë pas sezonin e ‘’ dështuar ‘’ i cili i garantoi vetëm pjesëmarrjen në Uefa Europa League në atë vijues.



