
Manchester United ka shënuar një avancim të dukshëm në lidhje me merkaton . ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kanë bërë progres për përforcimin e sulmit . Dëshira për të transferuar Dominic Calvert -Lewin në ‘’ Old Trafford ‘’ bëhet edhe më e zjarrtë me kalimin e ditëve . Anglezi shikohet si zëvëndësuesi ideal i Edinson Cavanit që është pranë largimit nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ dhe siç dihet prej kohësh për uruguajanin lufton Boca Juniors. Gjigandi i Evertonit ka bërë paraqitje mbresëlënëse nën drejtimin e Carlo Ancelottit dhe është shëndërruar në lider të sulmit me 15 gola në 28 ndeshje. Lojtari nga Sheffield ka treguar vlerat në fushë dhe ky fakt ka shkaktuar avancimin e 20 herë kampionëve të Premier Leagues për operacionin në fjalë .
Qëllimi i Manchester United është mbyllja e tij me sukses për ti dhënë një tjetër ritëm sulmit në funksion të shënimit të golave . Me të marrë këtë lajm , në ‘’ Goodison Park ‘’ është filluar puna dhe aksioni i parë i ndërmarrë nga ‘’ The Toffes “ është përcaktimi i shifrës prej 80 milionë eurosh për ta lënë të lirë golashënuesin . Kjo shifër pavarësisht se flitet për një ndër klubet me potentë të planetit cilësohet paksa e ekzagjeruar sepse Manchester United nuk e ka shkëputur fokusin as nga Jadon Sancho dhe Pau Torres . Me këtë vendim theksohet se drejtuesit e britanikëve do të kërkojnë reduktimin e saj për të ruajtur stabilitetin financiar . Kontrata e Dominic – Calvert Lewin me Evertonin përfundon në 2025- en dhe i krijon qetësinë skuadrës nga Liverpooli për ta analizuar këtë çështje pa u nxituar .
Sezoni ka shënuar një vijimësi të jashtëzakonshme të nxënësit të Carlo Ancelottit sepse 20 golat në 34 ndeshje të shoqëruara këto me 4 asiste janë statistika bombasike në rast se i referohemi një skuadre të dorës së dytë në Premier Leagues .



