Ligji i sponsorizimit/ Shyti: Më mirë në 2027-n se fare (VIDEO)

Ligji i sponsorizimit/ Shyti: Më mirë në 2027-n se fare (VIDEO)

Artan Shyti, ish-zv.ministër Sporti, thotë se ligji i sponsorizimit është një hap pozitiv, por i hedhur me vonesë. Në studion e MCN Informacion, Shyti tha se ligji ekzistues nuk është zbatuar, ndaj ligji i ri ishte një hap i domosdoshëm. 

 

Sponsorizimi është një diskutim 10-vjeçar. Ka pasur gjithmonë një ligj sponsorizimi, por me përdorim minimal. Ky që po bëhet është një hap i rëndësishëm përpara në këtë konceptim. Nuk është më sponsorizim në konceptin tregtar. Shteti ka vendosur të ndihmojë sportin. Por ky draft ka edhe një pikë të rëndësishme: transparencën e burimeve financiare. Unë mendoja që do të bëhej shpejt, por më mirë në 2027 se fare. Është një hap pozitiv i qeverisë që plotëson një kërkesë të vjetër të sportit. 

Shyti komentoi edhe zgjedhjet e Armando Dukës në krye të FSHF-së për herë të shtatë. 

 

Proces normal dhe i pakontestuar. 

 

Njerëzit më të rëndësishëm të sportit janë futbollistët dhe trajnerët. 

 

Për mua futbolli është shumë i rëndësishëm deri në nivelin e atyre që luajnë dhe atyre që stërvisin. Njerëzit që vuajnë futbollin janë atë që djersisin.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy