
Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, ka reaguar, pas shpalljes së projektit fitues, për stadiumin e ri që pritet të ndërtohet në Korçë.
Duka i uroi suksese kompanisë daneze, “CEBRA”, e cila u shpall fituese dhe shkruan më tej se shpreson në realizimin sa më të mirë, në atë që ai e quan si ndërthurje e elementit sportiv me arkitekturën e qytetit.
POSTIMI I DUKËS:
Si pjesëtar i një jurie profesionistësh, i uroj suksese kompanisë fituese të arkitekturës për Arenën e Korçës, kompanisë daneze Cebra, për idenë e këtij projekti, ndërthurjen e elementit sportiv me arkitekturën e qytetit.
Shpresoj në realizimin sa më të mirë të këtij projekti arkitekturor si një mundësi argëtimi dhe shkëlqimi jo vetëm për futbollistët amatorë e profesionistë në këtë qark, por si një gur i çmuar i gjithë kolonës së stadiumeve që po i japin më shumë gjallëri sportive futbollit shqiptar. Urime dhe falenderime për të tre studiot konkurrente dhe shumë urime studios Cebra në realizimin e këtij projekti.



