Mund të thuhet me plot gojën se Teuta është ‘macja e zezë’ e Tiranës. ‘Djemtë e Detit’ kanë mposhtur bardheblutë 2-1 në Elbasan Arena duke fituar Superkupën e Shqipërisë.
Në pjesën e parë shkuadra e drejtuar nga Edi Martini arriti të realizonte dy herë. Në të dyja rastet ishte Rubin Hebaj, fillimisht pas një rrëmuje në zonë, ndërsa më pas në vijim të goditjes së një penalltie, të cilët Vila nuk e realizoi direkt.
Në pjesën e dytë Tirana do të ringjallej pas daljes me të kuq të Arapit për Teutën në minutën e 66. Kampionët e Superligës arritën të shkurtonin shifrat në minutën e 75, por pavarësisht përpjekjeve të bardhebluve, deri në fund ky rezultat mbeti në fuqi.
Ky është trofeu i dytë që Teuta i merr brenda një harku të shkurtër kohor Tiranës, pasi pak javë më parë e mposhti në Air Albania për Kupën e Shqipërisë.



