Cavani i ofrohet Barcelonës

Cavani i ofrohet Barcelonës

Rikthimi i Cristiano Ronaldos tek Manchester United do të ketë  kosto për një komponent të anglezëve . Flitet për Edinson Cavanin që tashmë  ndihet i kërcënuar në lidhje me faktin e të qënit titullar dhe agjentët e tij kanë filluar punën  për ti gjetur një tjetër strehë  uruguajanit .

Një ndër skuadrat më të përfolura që mund ti sigurojë një vend titullari  të ashtuquajturit ‘’ El Matador ‘’  është Barcelona  e cila pas largimit të  Lionel Messit dhe dëmtimit të Kun Agueros është e detyruar të gjejë një alternativë të përshtatshme.  

Duhet theksuar se kjo është dita më determinante e merkatos  dhe mbetet për tu parë se si do të proçedojnë drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ në lidhje me  transferimin e 34 vjeçarit .

 Lajmi është bërë me dije nga  Mundodeportivo  dhe  ‘’ Blaugranët ‘’ nuk mund ti bëjnë ofertë komponentëve të cilëve akoma nuk i ka përfunduar kontrata   por duhet shtuar se problematika më e madhe e kësaj historie mbetet rroga e  shtatlartit nga Salto  e cila arrin 9 milionë eurot në sezon , aspekt që e vështirëson kalimin e tij në ‘’ Camp Nou  ‘’ .

Megjithatë akordi në fjalë e ka një rrugë shpëtimi që ka të bëjë me  uljen e pretendimeve të Edinson Cavanit i cili do të kishte privilegjin për të përfaqësuar një ndër klubet më të famshëm të kontinentit të vjetër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy