Barcelona nuk ia ka dalë të marrë as edhe një pikë në El Clasico edhe pse luante në fushën e saj. Real Madrid, skuadra kampione në fuqi e La Liga-s, ka treguar se jo më kot e mbylli sezonin e kaluar në vendin e parë duke fituar 1-3.
Supersfida e javës u zhbllokua që në minutën e 5 nga Valverde, por Barcelona reagoi pas 180 sekondash duke barazuar me Fati-n. Pjesa e parë edhe pse prodhoi shumë raste do të mbyllej me këtë rezultat, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës kapiteni Ramos kaloi sërish në avantazh ‘galaktikët’ me një penallti të fituar po vetë me ‘VAR’.
Nga ky moment Barcelona provoi në të gjithë mënyrat, por atë që s’e bëri dot ajo e bëri Real Madrid, duke vrarë ndeshjen me Modric. Me këtë fitore bien edhe aludimet për shkarkimin e Zidan, pas brenda tre ditëve Reali humbi me debutuesit e Cadiz në kampionat ndërsa pësoi edhe disfatë në fushën e saj me Shakhtar në Champions League.



