Humbja në finale, Olsi Rama: Arbitri anglez ishte me pushime, skema na bëri me nerva

Humbja në finale, Olsi Rama: Arbitri anglez ishte me pushime, skema na bëri me nerva

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, foli për MCN TV, pas finales së titullit kampion të humbur ndaj Egnatias.

Rama kishte pretendime për gjykimin dhe arbitrin Anthony Taylor, për të cilin tha se sot ishte me pushime.

Drupal Ad

 

 

 

 

Nuk më vjen mirë të humbas, sidomos me këtë format. Egnatia nuk vodhi ndonjë gjë, e meritoi. Urime. Ky eksperiment na shkatërroi nga nervat me pjesën e motivimit. Erdhi një arbitër që na solli shiun dhe sot ishte me pushime.

Nuk kishte asgjë për ta komplimentuar. Ai mendon se do të na tregojë ne si luhet futbolli. Në Angli kemi parë një tjetër futboll, por kur jepen 7 minuta shtesë kur loja është vonuar, nuk tërhiqte farë vërejtje. Më duket e turpshme, ai kishte ardhur për pushime dhe nuk donte 30 minuta të tjera. Hëngri një drekë të mirë dhe iku.

Partizani duhet të bënte më shumë, finalja nuk i falet një kundërshtari të tillë. S’duhet të hynim ashtu në pjesën e parë. Do ta analizojmë këtë pjesë.

Partizani ka qenë kundër skemës që në fillim. Nuk e dimë si do të luajmë në kampionatin tjetër. Do të përgatitemi për kupat e Europës dhe për titullin vitin tjetër.

Pishman nuk kam, hidhërimi i lojtarëve sjell keqardhje. Është mundi i një sezoni të plotë. Nuk luaj unë, luajnë ata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy