
Ylli i Aston Villas Jhon Duran vijon të shkëlqejë edhe në sezonin aktual, fakt i mjaftueshëm për tu pretenduar nga një ekip elite.
Bëhet fjalë për Paris St Germain, skuadër e cila aspiron për të fituar tituj të rëndësishëm në të ardhmen, kryesisht atë të Champions Leagues.
Golashënuesi nga Medelin është një referent në ofensivën e kryeqytetasve dhe tashmë preferohet nga traineri Luis Enrique.

12 gola në 25 sfida, përfshirë 7 në Premier League dhe 3 në Champions League i kanë shërbyer për ta konsoliduar vendin e një titullari në 11-shen e Unay Emery-t.
21 vjeçari shquhet si shumë i rrezikshëm falë fizikut impresionues dhe mënyrën se si depërton në zonat kundërshtare.
Sipas disa burimeve, thuhet se presidenti i kryeqytetasve Nasser Al Khelaifi ka përgatitur çekun prej 60 milionë eurosh për ishi-n e Chicago Fire në Major League Soccer, një shifër e konsiderueshme.
Parashikohet që gjatë merkatos së janarit të vihen pikat mbi i nga drejtuesit e ‘’ Les Pariziens ‘’, skuadër dominuese në Ligue 1 prej disa sezonesh tashmë.



