
Interi ndryshoi sponsorin, teksa vendosi në fanellë “Digitalbits”, me këta të fundit që zëvendësuan “Pirelli”.
Palët nënshkruan një kontratë prej 85 milionë eurosh për 4 vite, por pritet të mbyllet bashkëpunimi pas vetëm 2 muajve.
Sipas raportimeve nga Italia, thuhet se kompania “Digitalbits” nuk ka paguar këstin e parë, prej 23 milionë eurosh.
Kjo ka bërë, që drejtuesit ziklatër, të vendosin ta largojnë nga fanella emrin e kësaj kompanie, në fund të muajit tetor.
Interi ka marrë masat e para me heqjen e sponsorit nga ekipet e moshave dhe reklamat në stadium por kjo nuk ka mjaftuar dhe tashmë zikaltërit do të marrin masa drastike me ndërprerjen e kontratës dhe largimin përfundimisht të sponsorit.



