
Është mbyllur rrugëtimi i Prishtinës në turin e tretë të Conference League. Kampionët e Kosovës janë eliminuar nga norvegjezët e Bodo/Glimt.
Pavarësisht fitore 2-1 në ndeshjen e parë, Prishtina është përmbysur në ndeshjen e kthimit, me Bodo/Glimt që triumfoi 2-0.
Norvegjezët zhbllokuan shifrat që në minutën e 18-të me Botheim, ndërsa 6 minuta kishin mundësinë të dyfishonin shifrat, por Berg u tregua i pasaktë nga penalltia, e cila u shkaktua nga Kristi Vangjeli.
Ishte përsëri Bitheim, i cili në minutën e 78-të, më një gjuajtje të shkëlqyer nga brenda zone e ndali topin në rrjetë.
Në fundin e takimit Prishtina e kishte mundësinë të shënonte golin që do e dërgonte ndeshjen në shtesa, por gjuajtja e Mendurim Hotit, u ndal nga mbrojtësit vendas.
Kështu rrugëtimi i Prishtinës mbyllet në turin e tretë të Conference League, ndërsa Bodo/Glimt kualifikohet për në fazën “play off”.



