
Me kalimin e ditëve merkatoja po bëhet edhe më interesante.
Një ndër talentët më të spikatur vijon të jetë Benjamin Sesko, sulmues që po impresionon tek Salzburgu .
19 vjeçari ka një vlerë kartoni shumë të lartë dhe Real Madridi mbetet një ndër pretendentët me më shumë shanse për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Faktikisht slloveni ëndërron të veshë bluzën e ‘’ Los Merengues ‘’ por kandidatet sa vinë e shtohen për golashënuesin e austriakëve.
Chelsea është një ndër më të interesuarit për Benjamin Seskon .
Largimi i Romelu Lukakut dhe Timo Wernerit e bën të domosdoshëm akordin me një sulmues cilësor.
Gjithashtu edhe Armando Broja nuk e ka të sigurtë qëndrimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’ dhe kryeqytetasit duhet menjëherë ta zgjidhin këtë situatë.
Sipas ‘ Marcas ‘ edhe Manchester United ia ka shkelur syrin Benjamin Seskos.
E ardhmja në dyshim e Cristiano Ronaldos në ‘’ Old Trafford ‘’ e ka impulsuar trainerin Erik Ten Hag drejt një akordi të ri dhe gjigandi i ofensivës e ka bindur hollandezin.
Edhe Newcastle United konsiderohet një pretendent që meriton shumë respekt. Bardhezinjtë kanë favorin e të qënit ekipi më i pasur në botë dhe Eddie Howe ka deklaruar se është i gatshëm ti ofrojë talentit një rol protagonisti tek anglezët , për të cilët sezoni vijues do të jetë tejet determinant, gjatë të cilit do të shikohet puna e bërë nga drejtuesit .
Pretendentë kaq cilësorë në një moshë të tillë sgurisht ia ngrejnë dukshëm vlerat Benjamin Seskos, karriera e të cilit mund të ndryshojë në çdo aspekt nëse vendos të largohet nga Salzburgu.



