Egnatia ka fituar duelin e mbijetesës ndaj Dinamos, me rezultatin 0-2, në ndeshje e zhvilluar nga “Elbasan Arena”.
Një fitore e rëndësishme për rrogozhinasit, që ngjiten në vendin e 7-të me 30 pikë.
Në krahun tjetër, për Dinamon bëhet çdo gjë edhe më e vështirë dhe kryeqytetasit tashmë duken me një këmbë në Kategorinë e Parë, pasi mbajnë vendin e parafundit me 23 pikë.
Në sfidën ndaj Dinamos, Egnatia iu fal dy golave të Ilirid Ademit në minutën e 44 dhe Pedro Augusto në minutat e fundit.



