Martini: Bravo lojtarëve të Tiranës që shtriheshin në fushë, na mungon finalizimi

Martini: Bravo lojtarëve të Tiranës që shtriheshin në fushë, na mungon finalizimi

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij u mposht 2-0 ndaj Tiranës.

Martini deklaroi se skuadra prodhoi raste, por mungon finalizimi dhe për këtë ndjen keqardhje. Nuk mungoi edhe një thumbim për kundërshtarin, ku tha bravo lojtarëve të Tiranës që shtiheshin në fushë për të vonuar lojën.

Pikët janë të rëndësishme. U goditëm në dy goditje standarde. Kishim mundësitë tona për të shënuar. U munduam të ndryshonim lojën, në pjesën e dytë me 4-2-3-1 dhe 4-4-2. U ndëshkuam edhe nga penalltia dhe më pas nuk kishte më shumë kohë.

Bravo Tiranës, që gjithë kohës, lojtarët e tyre shtriheshin në fushë dhe fusnin mjekët në fushë. Kjo na ulte ritmin e ndeshjes.

Unë sulmuesve i them që të fusin këmbën dhe kokën aty ku nuk futet. Goli duhet të futet me dhunë. Shpërdorojmë shumë raste. Pavarësisht humbjes, djemtë kanë treguar lojë me ritëm dhe kanë dëshirë. Krijojmë por nuk dalim te goli. Pikët janë shumë të rëndësishme tani. Jam i bindur që me këtë lojë, fitoret do të vijnë shumë shpejt.

Prisja më shumë nga ndërrimet. Ishin ndërrimet të detyruara. Duhet të ecim përpara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy