Torres prezantohet te Barcelona: Erdha në klubin më të mirë në botë

Torres prezantohet te Barcelona: Erdha në klubin më të mirë në botë

Pas zyrtarizimit, Ferran Torres ditën e sotme është prezantuar si lojtari më i ri i Barcelonës. Në fjalët e tij të para si futbollist i katalanasve, sulmuesi tha se u largua nga Manchester City, për të kaluar te klubi më i mirë në botë. 

“Kur u largova nga Valencia e dija që do shkoja në një klub të mirë, por pastaj kur u largova nga City për Barcelonën, e dija që do shkoja në klubin më të mirë në botë dhe doja që kjo marrëveshje të ndodhte.

Jam shumë i lumtur që jam këtu. Të gjithë kanë qenë të mirë në dhomën e zhveshjes. Jam i emocionuar që të luaj dhe jam gati.

Çfarë nënkupton Barcelona për mua? E di që është klubi më i mirë në botë dhe gjithmonë garon për kampion, do provoj të jap gjithmonë më të mirën”, tha Torres. 

Spanjolli iu bashkua Barcelonës për 55 milionë euro plus bonuse, duke u larguar nga Manchester City.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy