Andrea Belotti mund të jetë një lojtar i Milanit në sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i cili u shpall kampion Europe më Italinë, dëshiron të transferohet te kuqezinjtë në verë, me të cilët është lidhur disa herë.
Belottit i përfundon kontrata me Torinon në fund të sezonit dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ajo nuk do të rinovohet.
Në këtë situatë, futbollisti del i lirë dhe dëshiron të kalojë te Milani, me këta të fundit që nuk do të paguanin asnjë qindarkë. Kuqezinjtë e pëlqejnë shumë Belottin dhe kanë nisur kontaktet për ta bërë pjesë të tyre, ndoshta që në janar.



