Manchester United   zyrtarizon Varanen

Manchester United zyrtarizon Varanen

 Manchester United ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për të ardhmen  . ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ pretendonin prej kohësh Raphael Varanen dhe më në fund ja kanë arritur qëllimit .  

Ishte traineri Ole Gunnar Solskjaer i cili ditën e djeshme gjatë një konference për shtyp konfirmoi transferimin e francezit në ‘’ Old Trafford ‘’ duke kompletuar kështu copëzën  që i mungonte 20 herë kampionëve të Premier Leagues.

 Me të mbërritur në Angli  28 vjeçari është detyruar ti nënshtrohet një periudhe të shkurtër karantine dhe më pas Manchesteri të zyrtarizonte blerjen e mbrojtësit nga Lille  .  Kampioni në fuqi i  botës do të jetë pjesë e gjigandëve të Premier League deri  në qershorin e 2025-sës me qëllimin e rikthimit të tyre në majën e futbollit anglez dhe atij europian .

 Mungesa e titujve tek nënkampionët e Anglise i ka përshpejtuar lëvizjet e drejtuesve për ti dhënë një herë e mirë fund kalvarit të vuajtjeve dhe të ecin drejt rrugës së sukseseve  e cila parashikohet se do të ketë shumë pengesa për shkak të konkurrencës shumë të ashpër që ekziston ndërmjet klubeve më të famshme në planet .

Eksperiencën tek  ‘’ Galaktikët ‘’   Raphael Varane e finalizoi  me 360 ndeshje në total , 17  gola dhe 7 asiste  dhe tashmë do të provojë ndjesinë e përfaqësimit të një tjetër ekipi me shumë histori .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy