Clement Lenglet , objektiv i Bayern Munchenit

Clement Lenglet , objektiv i Bayern Munchenit

Huazimi i Clement Lenglet tek Aston Villa ka rezultuar një goditje e qëlluar në shenjë nga drejtuesit e Barcelonës për arsye se francezi është shëndërruar në një pikë referuese në prapavijë.

Menjëherë ato të Bayern Munchenit e kanë shënuar emrin e tij në listën e merkatos, sidomos pas dëmtimit të Matthijs De Ligt, një ndër kryesorët e 11-shes së Thomas Tuchelit.

Sipas ‘ Sport ‘, edhe pse nuk numëron ndeshje të mjaftueshme me londinezët, traineri gjerman e konsideron një lojtar shumë efikas , prezenca e të cilit mund ti ndihmojë rekordmenët e Bundesligës gjatë sfidave.

Në pesë sfidat e deritanishme me ‘’ Los Villanos ‘’ në Conference League, 28 vjeçari e ka bindur ish trainerin e Borussia Dortmundit se duhet të jetë një ndër transferimet gjatë merkatos së janarit në të famshmin ‘’ Allianz Arena ‘’.

Problemet e hasura në repartin defensiv gjatë sezonit aktual, vijojnë ta shqetësojnë Thomas Tuchelin dhe akordi me Clement Lenglet mund ti vërë pikën kësaj çështje në fazën më determinante të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy