Barcelona cakton çmimin për Depay

Barcelona cakton çmimin për Depay

 Merkatoja e dimrit me shumë gjasa do të jetë fillimi i një tjetër eksperience për Memphis Depay.

Hollandezit prej kohësh i është bërë e qartë se nuk përfshihet në planet e Xavi Hernandezit dhe pretendentët i kanë dhënë sinjalet.

Sevilla akoma beson se sulmuesi mund ta shtojë produktivitetin në metrat e fundit dhe do të tentojë të shfrytëzojë kërkesën prej 15 milione eurosh të Barcelonës për ta transferuar në ‘’  Sanchez Pizjuan ‘’.  

‘’ Blaugranët ‘’ do të dilnin të fituar në këtë histori sepse në verën e kaluar arritën akordin me golashënuesin  me parametër zero por me kalimin e kohës nuk i ka përmbushur pritshmëritë tek gjigandët e La Ligës dhe jo vetëm .  

Argjentinasi Jorge Sampaoli  vijon i pakënaqur me performancën e të tijëve në La Liga , të cilët janë eleminuar edhe nga Champions League por do të masin forcat në Europa League.

Pavarësisht se në ofensivë Sevilla përbëhet nga lojtarë shumë cilësoreësi  Rafa Mir ,  Youssef En- Nesyri apo Kasper Dolberg, ishi i ‘’ Albicelestëve ‘’ konsideron se lojtari nga Moordrecht mund ti japë një ndihmë kësaj skuadre në fazën më vendimtare të sezonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy