
Tirana ka fituar derbin në basketboll, teksa ka mposhtur Partizanin me shifrat 87-70.
Në sfidën e zhvilluar në pallatin e sportit “Farie Hoti”, bardheblutë u shfaqën dominues, duke marrë edhe fitoren në fund.
Tirana kishte edhe mbështetjen e tifozëve në këtë sfidë dhe ia doli të triumfojë 19-13, 25-17, 23-17 dhe 32-17.
Një fitore shumë e rëndësishme kjo për Tiranën, aq më tepër që përballë kishin rivalët e përjetshëm të qytetit.



