
Duke qenë se emri i Erling Haaland sa vjen edhe merr më shumë rëndësi me kalimin e kohëve gjigandët europianë nuk mendojnë të sprapsen për shërbimet e tij . Një kandidat potencial si Bayern Munchen ka menduar një strategji që mund ta transferojë sulmuesin në ‘’ Allianz Arena ‘’ . Bavarezët pavarësisht një shume të majme mendojnë të përfshijnë një ndër golashënuesit më të mirë të aktualitetit si Robert Lewandovski . Me kontratën në fuqi deri në 30 qershorin e 2022-shit dhe me këtë vijimësi polaku mund të quhet në mënyrë absolute një makineri golash për shkak të 43 të tillëve në 37 ndeshje . Llogjikisht ky plan nuk mund të anashkalohej lehtë sepse i paraprin një lëvizje të madhe në historinë e tyre që mund të konkretizohet në merkaton verore .
Por vetëdija e gjigandëve të Gjermanisë për konkurrencën e ashpër që do të kenë përpara mbetet një aspekt tepër prezent sepse përballja me Manchester City-n , Barcelonën dhe Real Madridin thekson një garë tërheqëse . Nese diçka e tillë bëhet efektive do ta rikthente mbrapa në kohë polakun sepse do të përballej me ndjesitë e veçanta të rikthimit në një stadium prestigjoz të Bundesligës siç është ‘’ Signal Iduna Park ‘’ ku arriti të ngjisë shkallët e famës nën urdhërat e strategut Jurgen Klopp.
Ky propozim konsiderohet shumë interesant dhe produktiv sepse si Erling Haaland ashtu edhe Robert Lewandovski vazhdojnë të jenë të pandalshëm në sulmet respektive pavarësisht se mosha që i ndan është shumë e madhe .



