
Eksperienca e Pierre Kalulus tek Juventusi po i garanton pretendentë cilësorë.
Eshtë Manchester United, drejtuesit e të cilit i kanë trokitur në derë mbrojtësit, determinant në skemat e Luciano Spallettit.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ do të insistojnë për 25 vjeçarin, të mbështetur nga fakti i të qënit ndër më të pasurit në botë.
Dyert e ‘’ Old Traffordit ‘’ janë hapur për ishi-n e Milanit, bindës gjatë sfidave, i cili spikat për daljen drejt zonave kundërshtare dhe rrezikshmërinë në finalizim.
Sipas ‘ Tuttosport ‘, traineri Michael Carrick e mirëpret në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’, pavarësisht se është i domosdoshëm në 11-shen e atij të ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’.
Për t’iu kundërpërgjigjur krerët e italianëve kanë menduar rinovimin e kontratës së lojtarit nga Lyon deri në 2030-tën, të shoqëruar me një përmirësim të pagës nga 2.4 në 3.5 milionë euro në sezon.
Mirëpo, Premier League vijon të jetë një destinacion i preferuar nga çdo lojtar sidomos nëse flitet për një ekip elite, 20 herë kampion i saj.
Do të jetë një sfidë jo e lehtë dhe pritet që deri në fundin e sezonit Pierre Kalulu të vendosë hapin e rradhës në karrierë.



