Napoli nuk udhëton në Torino, Juventus merr fitoren 3-0 në tavolinë

Napoli nuk udhëton në Torino, Juventus merr fitoren 3-0 në tavolinë

Pas një sërë zhvillimesh më në fund është e qartë çfarë do të ndodhë me supersfidën Juventus-Napoli, e programuar për mbrëmjen e kësaj të diele. Ajo nuk do të luhet për shkak se Napoli ashtu siç pati lajmëruar nuk është paraqitur.

Skuadra me president De Laurentiis nuk ka udhëtuar në Torino me pretekstin e përhapjes së koronavirusit, pasi më herët dy lojtarë të saj rezultuan pozitiv. Ndërkohë Liga e Seria A që herët në mëngjes bëri thirrje që Napoli të merrte masat dhe të udhëtonte për këtë ndeshje, por këta të fundit thonë se autoritet lokale shëndetësore nuk i kanë lejuar.

Në këto kushte ndeshja do të vendoset në tavolinë me rezultatin 3-0 në favor të Juventusit, që është paraqitur në stadium pavarësisht lajmeve për Napolin. Këtë vendim Lega e Seria A e ndërmerr për të mos krijuar precedentë në të ardhmen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy