
Në orët e fundit drejtuesit e Chelseat i janë rikthyer një dëshirë të vjetër në merkato.
Flitet për Frenkie de Jong, një lojtar të cilin anglezët e pretenduan edhe në të kaluarën por fatkeqësisht u refuzuan nga ato të Barcelonës.
Mirëpo besohet se tanimë gjërat kanë ndryshuar dhe pronari Todd Boehly ka bërë gati çekun prej 80 milionë eurosh për mesfushorin dhe si duket Xavi Hernandez do t’a lejojë largimin e tij nga ‘’ Camp Nou ‘’ duke qenë se nuk e ka bindur në sezonin aktual.
Situata e ‘’ Azulgranëve ‘’ në aspektin ekonomik vijon të lërë për të dëshiruar, të cilët janë të detyruar të shesin lojtarë gjatë merkatos së verës për ta normalizuar.
Premier League vijon të jetë një tundim për shumë elementë cilësorë pasi ekipet janë shumë të fuqishëm dhe në rastin konkret ‘’ Blutë e Londrës ‘’ do të tentojnë të rikuperojnë medoemos nga vlerat e humbura duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
26 vjeçari mund të jetë një ndër protagonistët e kësaj periudhe, produkt i akademisë së Ajax Amsterdamit, një ndër më cilësoret në futboll.



