Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për MCN TV, pas fitoren 0-3 ndaj Erzenit.
Gvozdenovic, zbuloi se pas dy golave, i kërkoi skuadrës të shënojë edhe golin e tretë, për të mos rrezikuar. Sipas tij, nuk është ende koha, që skuadra të mendojë për katërshen e parë.
Nuk mendojmë për katërshen akoma. Edhe kundër Kukësit, edhe sot, ishte shumë e rëndësishme dhe stresuese. Bravo çunave dhe stafit. E kishim përgatitur ndeshjen shumë mirë. Jemi shumë të kënaqur, sepse luajtëm mirë.
Mora sinjale pozitive. Sot na mungonin katër titullarë. Lojtarët na treguan se janë gati dhe kjo është shumë e mirë., Të mërkurën kemi një ndeshje shumë të fortë me Dinamon dhe më pas me Partizanin në fundjavë. Kemi shumë punë përpara.
Sot ishim edhe me pak fat, sepse shënuam dy gola shpejt. Ky është futbolli dhe na u bë mirë, ishim më të qetë. 2-0 është rezultat shumë i vështirë. Ne ishim të përqendruar, të mos qëndronim prapa dhe donim golin e tretë. Donim vetëm të shënojmë më shumë se dy gola, sepse kishte hapësira.



