
Prej muajsh Alessandro Bastoni vijon të jetë objektiv i ekipeve me emër në Europë.
Pas Barcelonës listës i është shtuar edhe Manchester United, një ndër ekipet më të pasur të botës.
Italiani mbetet një referent në prapavijën e Interit i cili i ka qëndruar besnik prej shtatë sezonesh.
Eksperienca si në nivel klubesh ashtu edhe me kombëtaren ‘’ Azurre ‘’ ja rrit dukshëm vlerat dhe e shëndërron në një lojtar të pretenduar gjatë merkatove.
Interesi i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ përbën një kërcënim jo vetëm për ‘’ Los Cules ‘’ por edhe çdo pretendent tjetër por gjithsesi çdo gjë do të varet nga dëshira e ishi-t të Parmës.
Momentalisht Alessandro Bastoni përfshihet në rangun e më të spikaturve në kontinentin e vjetër por gjithsesi nëse i referohemi Barcelonës Hansi Flick po e analizon mirë sepse ende nuk është i sigurtë nëse do të adaptohet si duhet në skemat e tij.
Kontrata me ziklatërit përfundon në 2028-tën dhe flitet se presidenca e Interit pretendon rreth 70 milionë euro.
Për xhepat e Joan Laportas kjo shifër është paksa problematike ndërsa për presidentin Avram dhe Joel Glazer nuk mund të thuhet e njëjta gjë.
E sigurtë është se gjatë merkatos së verës 20 herë kampionët e Premier Leagues do të jenë protagonistë dhe priten transferime cilësorë në të famshmin ‘’ Old Trafford ‘’.



