Manchester City ndjek Ansu Fati

Manchester City ndjek Ansu Fati

 

 Puna e Barcelonës po vijon me ritmet e duhura por njëkohësisht arritja e suksesit ka nevojë për kohën e caktuar .

Aktualisht katalanasit konsiderohen si klubi me më shumë probleme ekonomike ndër të mëdhatë e kontinentit të vjetër por  këmbngulja e drejtuesve spanjollë për të dhënë maksimumin shtohet dita-ditës .

Jo vetëm prurjet janë pjesë e planeve të ‘’ Los Cules ‘’ të cilët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm kundrejt peticioneve për lojtarët që kanë lënë gjurmë në skemat e Ronald Koeman .

Ndër talentët që e ka kuptuar më shpejtë ideologjinë e hollandezit është Ansu Fati . 18 vjeçari ka impresionuar  tek  një skuadër të etur për sukses të cilën largimi i tridentit Neymar – Messi – Suarez e ka lënë tejet të varfër .

 Spanjolli është në duar të sigurta sepse interesat e tij përfaqësohen nga Jorge Mendes, ndër më të mirët në qarkullim.  Por idetë e tyre nuk përputhen me ato të ‘’ Blaugranëve ‘’ sepse po shqyrtojnë rinovimin e kontratës të shoqëruar me një rrogë më të lartë , arkat e të cilëve nuk e përballojne dot.  

Megjithatë largimi i paparashikuar i Lionel Messit tek Paris St Germain e ka rritur vigjilencën e drejtuesve spanjollë të cilët duhet të marrin aksione të menjëhershme  për të mos e dobësuar Barcelonën.

Në një moshë të tillë lojtarët përgjithësisht synojnë te kenë sa më shumë hapësira  por gjendja e rënduar e Barcelonës  lë vend për gjithçka gjatë merkatos së dimrit . 

Ansu Fati konsiderohet ndër talentët më të mëdhenjë të dalë nga ‘’ La Masia ‘’ por situata aktuale nuk mundëson ndërhyrjet cilesore , fakt që konceptohet si një nevojë urgjente për fuqizimin e arkave .

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy