Filip Duranski, ishte afrimi i fundit i Egnatias. Rrogozhinasit ia dolën ta federojnë mesfushorin maqedonas, në orët e fundit të merkatos.
Pas firmës në kontratë, Egnatia e ka prezantuar ditën e sotme 30-vjeçarin, i cili ka firmosur deri në fund të sezonit, por nuk përjashtohet mundësia për të rinovuar edhe më tej.
Me shumë mundësi, mesfushori mund të debutojë ndaj Kukësit në sfidën që do të luhet këtë fundjavë që është e vlefshme për javën e 19-të të Superligës.



