Atletico ndjek Tielemans

Atletico ndjek Tielemans

 Prej kohësh mesfushori  Youri Tielemans vijon të konsiderohet si një ndër më premtuesit për të ardhmen .  Sakrificat e mëdha me Leicester City-n  pak e nga pak po i japin  rezultatet për belgun . Këtë fakt e konfirmon interesi i Real Madridit dhe së fundmi Atletico Madridit  .  Traineri Diego Simeone  nuk ia ka shqitur sytë 24 vjeçarit të cilin e cilëson një përforcim ideal për skuadrën e tij e cila kërkon të mbushë boshllëkun e lënë nga Saul Niguez  .

Largimi i një lojtari të tillë është një humbje e madhe për  ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe Youri Tielemans është një kandidat ideal  për mesfushën .

Avantazhi i yllit të ‘’ The Foxes ‘’  është se e finalizon kontratën me  anglezët në  2023- shin dhe merkatoja e ardhshme verore do ti imponojë shitjen e ishi-t të Monacos  për të evituar largimin nga ‘’ King Power ‘’ me parametër zero . Mbetet për tu parë vazhdimësia e kësaj çështje sepse nëse  Leicester City nuk do arrijë akordin me  Youri Tielemans , Atleticos do ti rriten automatikisht shanset për ta transferuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’  .

Suksesi i arritur në La Liga e ka rritur përgjegjësinë e ‘’ El Cholos ‘’ të cilit i duhet të tregohet pragmatik në zgjedhjet e rradhës  dhe rasti konkret nëse do të ketë një fund të lumtur padyshim që do të cilësohej  një nga goditjet më të bujshme të merkatos .

 Deri në këtë stad të sezonit Youri Tielemans ka përformuar ashtu siç duhet nën urdhërat e Brendan Rodgers duke i kanalizuar cilësitë në 11 takime dhe 1 gol  .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy