Dybala do të largohet nga Juventusi, Arrivabene: Nuk ishte në qendër të projektit

Dybala do të largohet nga Juventusi, Arrivabene: Nuk ishte në qendër të projektit

Tashmë nuk ka më dyshime, Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi në verë, pas 7 sezoneve si pjesë e bardhezinjve.

Argjentinasi dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, nuk kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës dhe lojtari do të largohet me parametra zero.

Në lidhje me këtë, ka folur edhe drejtori i Juventusit, Maurizio Arrivabene, i cili është shprehur se Dybala nuk ishte në qendër të projektit të bardhezinjve.

Kontrata e Dybala nuk është rinovuar. Takimi ishte miqësor dhe në bazë respekti. Për Juventusin do të kishte qenë e lehtë të bënte një “ofertë më të ulët”, por do të kishte qenë mungesë respekti ndaj Paulos. Gjithsesi vendimi është marrë.

Duhet thënë se Juventusi nuk rinovoi me Paulo Dybala, ky është ndryshimi. Ka patur një ndryshim në janar me ardhjen e Vlahovicit, projekti dhe struktura teknike e ekipit ndryshoi dhe Dybala nuk ishte më në qendër. Kjo është arsyeja pse ne preferuam të mos rinovojmë kontratën e tij. Takimi ishte shumë i qartë dhe me respekt.

Është një vendim për të cilin kemi menduar shumë dhe nuk ka më asnjë shpresë. Dybala ka kaluar 7 vjet me ne, një ofertë e tillë (në rënie) nuk ishte për të treguar mos respektin ndaj tij.

Parametrat janë të natyrës teknike, askush nuk e ka vënë në dyshim aftësinë dhe vlerën e Paulos. Më pas u morën disa konsiderata për praninë, për gjatësinë të kontratës dhe të natyrës ekonomike. Bëmë zgjedhjet që duheshin bërë në janar dhe arritëm në situatën e sotme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy