
Mesfushori Christian Eriksen është rikthyer sërish tek Ajax, klub në të cilin shkëlqeu në hapat e parë të karrierës.
Lojtari ka vendosur të mos heqë dorë nga futbolli i luajtur, pavarësisht ngjarjes së ndodhur gjatë Europianit të verës, kur ai pësoi atak kardiak në fushë.
Në pritje për të mësuar klubin e ri ku do të vazhdojë karrierën, Eriksen ka nisur stërvitjen me Ajax në Holandë. Me shumë mundësi, sipas raportimeve të fundit, danezi pritet të vazhdojë karrierën në Premier League, te skuadra e Brentford.



