Supersfidë në Serinë A për Matteo Ruggerin

Supersfidë në Serinë A për Matteo Ruggerin

Ulje-ngritjet në sezonin e shkuar tek Atletico Madridi e kanë lënë paksa në prapavijë Matteo Ruggerin. 

Italiani nuk ka mundur ta bindë Diego Simeonen, për të cilin gjithsesi nuk kanë munguar pretendentët. 

Në Serinë A do të zhvillohet një sfidë e ashpër midis Romës dhe Juventusit për mbrojtjen, kontrata e të cilit me ‘’ Los Colchoneros ‘’ përfundon në 2030-tën. 

Si për ‘’ Verdhekuqtë ‘’ ashtu edhe ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ është një shans shumë i mirë për tu përforcuar, shtuar edhe faktin se kartoni i Matteo Ruggerit vlen rreth 28 milionë euro. 

Rikthimi në Serinë A mund të jetë sërish një fillim ndryshe për nxënësin e ‘’ El Cholos ‘’, për të cilin gjatë merkatos së kaluar Enrique Cerezo shpenzoi rreth 17 milionë euro.

 Në sezonin e shkuar Matteo Ruggeri arriti të aktivizohej në 47 sfida me kryeqytetasit, vlerat e të cilit janë të padiskutueshme dhe ky fakt përforcohet me interesin e ish rekordmenëve të Serisë A dhe ish fituesve të Conference Leagues. 

Bisedat ndërmjet palëve kanë nisur dhe për lojtarin në fjalë mund të rezultojë një vendim korrekt rikthimi në Itali, me shumë mundësi tek një ekip elite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy