Parisi nuk dorëzohet për Pogban

Parisi nuk dorëzohet për Pogban

  Mesfushori Paul Pogba do të jetë një ndër të shumtit lojtarë që do të përfundojë kontratën në fundin e sezonit dhe që nga 1 janari i 2022-shit konsiderohet i lirë për të negociuar me ekipin ku dëshiron të vijojë karrierën .

Kampioni i botës në fuqi është një alternativë tejet potente për skuadra si Juventus , Real Madrid dhe Paris St Germain por parizienët kanë shfaqur me shumë interes për ta transferuar në ‘’ Parque de Prince ‘’, aty ku do ta prisnin shumë yje si Messi , Mbappe , Neymar etj . 

28 vjeçari është një ndër më të mirët në rolin e tij dhe sipas ‘ As ‘ Mauricio Pochettino vijon ta ketë në plan  për ti ardhur në ndihmë ‘’ Les Pariziens ‘’ me një lojtar të sporvuar në elitën e futbollit europian , aty ku ka shkëlqyer e më pas eksperienca e mrekullueshme e ndihmoi të fitojë për herë të parë Botërorin me ‘’ Gjelat ‘’. 

Strategjia e Nasser Al Khelaifit deri më tani ka funksionuar sepse ka hapur dyert e gjigandëve të Ligue 1 për komponentë që janë ëndërra e çdo klubi dhe kërkon të përforcojë reparte të caktuara për të krijuar një skuadër me tepër kompetitive për t’iu afruar më shumë fitimit të Champions Leagues . Insistimi i Paris St Germain do të vijohet edhe nga vigjilenca e Juventusit dhe ‘’ Galaktikëve ‘’ për një operacion që konceptohet si shumë i ndërlikuar dhe detajet e vogla do të bëjnë diferencën . 

13 ndeshje të ndara në 890 minuta gjatë të cilave janë dhënë  vetëm 7 asiste dhe është zhvilluar një lojë e vakët e kanë vështirësuar qëndrimin në Manchester dhe vera e ardhshme do të jetë përcaktuese për Paul Pogban për të cilin ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ investuan shifrën bombastike prej 105 milionë eurosh në verën e 2016- tës .

Lojtarë të tillë asnjëherë nuk distanciohen shumë nga pretendentët sepse  nuk mund të harrohet kontributi i tyre pavarësisht se e tashmja e zymtë nuk i favorizon aq sa duhet për të ardhmen .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy