Me Haaland dhe Depay në sulm, Broja zgjidhet mes më të mirëve

Me Haaland dhe Depay në sulm, Broja zgjidhet mes më të mirëve

Pas formës së shkëlqyer që kishte treguar me Vitesse dhe Chelsea, tashmë Armando Broja ka shpërthyer edhe te Shqipëria.

Sulmuesi 19-vjeçar, pas golit të shënuar ndaj Hungarisë, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës edhe ndaj San Marinos, ndonëse në të dyja ndeshjet u fut nga stoli.

Përveç golit të shënuar, ndaj San Marinos, Broja bëri edhe një gjest shumë të mirë, teksa i vetëm me portierin, vendosi të pasonte te Myrto Uzuni, për ta shënuar ky i fundit golin e pestë të Shqipërisë.

Kjo formë e shkëlqyer, ka bërë që sulmuesi i Kombëtares të rreshtohet në formacion e më të mirëve, për raundin e 6-të, të kualifikueseve të Botërorit Katar 2022. Faqja e specializuar e statistikave “SofaScore”, e ka vendosur Brojën në formacionin e më të mirëve, së bashku me emra të njohur, siç është Haaland, Depay, Griezmann, Pjanic apo edhe Odegaard.

Me plotë gojë, tashmë mund të thuhet se Broja po jeton një ëndërr në moshën 19-vjeçare.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy