Arbër Hoxha: Besojmë te fitorja ndaj Spanjës, dua Kroacinë para Italisë

Arbër Hoxha: Besojmë te fitorja ndaj Spanjës, dua Kroacinë para Italisë

Sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha, foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Spanjën.

Futbollisti u shfaq besimplotë për një rezultat pozitiv, ndërsa shtoi se skuadra do të kërkojë të bëjë më mirë sesa ndaj Kroacisë.

I pyetur për rivalët, Hoxha theksoi se dëshiron që grupin ta kalojë Kroacia para Italisë.

Drupal Ad

 

 

 

Aq sa kam minuta jam munduar të jap maksimumin. Në ndeshjen e dytë bëmë më mirë se në ndeshjen e parë, tani e kemi harruar ndeshjen me Kroacinë dhe jemi të përqendruar me Spanjën dhe besojmë tek fitorja. Me Real Madridin jam tifoz. Të gjithë e dimë që Spanja ka një grup të jashtëzakonshëm, na mbetet të përgatisim ndeshjen dhe shpresojmë të kualifikohemi. Duke marrë parasysh që ndeshjen e fundit luajtëm mirë, do futemi në ndeshje për të fituar pasi vetëm ai rezultat na çon tutje. Duke marrë parasysh tifozët në stadium janë shtysë, i kam ndihmuar shokët e skuadrës për të shënuar golin e dytë dhe patëm mundësi për të tretin.

Duhet të jemi 100% në ndeshje, kanë qejf të kenë posedimin e topit. Prej ndeshjes në ndeshje kemi qenë më mirë, kemi sulmuar dhe krijuar më shumë me Kroacinë, shpresojmë të bëjmë edhe më mirë me Spanjën. Duke marrë parasysh transferimin tek Dinamo, kam pasur një rritje. Europiani është qershia mbi tortë. Gjatë kësaj periudhe se kam menduar shumë, kemi siguruar Europën, jam i fokusuar tek klubi dhe Kombëtarja. Kroacinë e preferoj të kualifikohet para Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy