Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, zbuloi afrimin e parë të Interit në merkaton e verës.
Bëhet fjalë për sulmuesin Mehdi Taremi, i cili do të bashkohet me zikaltërit me parametra zero, pasi i përfundon kontrata me Porton.
Inzaghi deklaroi se mes palëve është arritur marrëveshja dhe lojtari do të bashkohet në verë.
Po, kemi nënshkruar me Mehdi Taremin si transferim i lirë nga Porto. Ai është një lojtar i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar, ai shënoi shumë gola kështu që ne jemi shumë të lumtur me këtë lëvizje.



