Liverpooli gati oferta për Luis Diaz

Liverpooli gati oferta për Luis Diaz

Merkatoja e janarit është një shans i artë për çdo skuadër të elitës. Faza e dytë e sezonit do të përcaktojë se si kanë vepruar drejtuesit e tyre për arritjen tek objektivat .

Një ndër protagonistët është absolutisht Liverpooli i cili është distancuar disi nga suksesi dhe kërkon ti japë fund kësaj etape jo pozitive. ‘’ The Redsat ‘’ konsiderohen shumë fatlumë për arsye se drejtohen nga një gjigand i trainingut si Jurgen Kloop i cili i ka dhënë me kohë rezultatet në pankinën e anglezëve .

 Kupa e Afrikës po afrohet dhe gjermani do të ketë mungesa të rëndësishme të cilat do të mundohet ti rikompensojë me transferimet cilësore në ‘’ Anfield Road ‘’.

 Sulmuesi Luis Diaz po ndiqet me vëmëndje nga 54 vjeçari dhe sipas tabloidit ‘ The Sun ‘ drejtuesit e ish kampionëve të Premier Leagues kanë filluar punën për t’ia plotësuar dëshirën numrit një të stolit.

Liverpooli e ka hedhur hapin e parë duke i ofruar Portos 72 milionë euro për ekstremin  i cili konsiderohet një idhull në ‘’ Dragao ‘’ dhe falë golave të shënuar , tek  portugezët vijon të mbizotërojë lumturia . 

Kontrata e 24 vjeçarit me ‘’ Los Dragones ‘’ skadon në 30 qershorin e 2024- tës por niveli impresionues e ka bërë Liverpoolin të përshpejtojë aksionet për ta transferuar Luis Diazin  në një ndër kampionatet më kompetitivë të  planetit .

Nevoja e madhe e  britanikëve për tu përforcuar me një lojtar cilësor pritet që të ketë prapaskena sepse disa pretendentë të tjerë kanë shpallur kandidaturën për sulmuesin e lindur në Barrancas i cili në muajt e parë të sezonit i ka bërë shkëlqyeshëm detyrat , me 14 finalizime dhe 5 asiste në  24 ndeshje duke e bërë krenar trainerin Sergio Conceiçao.

Përpara një fakti të tillë , nuk parashikohet se Liverpooli do të dorëzohet sepse e di mirë se për të arritur qëllimet duhet të shtojë domosdoshmërisht efikasitetin në metrat e fundit dhe Luis Diaz mund t’ia heqë shqetësimet ish trainerit të Borussia Dortmundit në një të ardhme të afërt .

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy