
Rendimenti me shumë ulje-ngritje i Marcos Llorentes në sezonin aktual, ka filluar ta shqetësojë trainerin Diego Simeone.
Tek Atletico Madridi kanë filluar të qarkullojnë zërat për një largim të mundshëm të spanjollit në vijuesin, edhe pse ‘’ El Cholo ‘’ e konsideron shumë të rëndësishëm.
Rotacionet në sfidat e fundit të 29 vjeçarit kanë lënë për të dëshiruar dhe rinovimi me ‘’ Los Colchoneros ‘’ nuk ia garanton qëndrimin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Për Marcos Llorenten sfidat e ardhshme do të jenë determinante, i cili duhet të japë maksimumin për ta bindur numrin e një të stolit, ose në të kundërt mund ti japë lamtumirën kryeqytetasve gjatë merkatos së verës.
Prej pesë sezonesh ishi i Real Madridit aktivizohet për rivalët direktë në La Liga, tek të cilët gjithmonë duhet të jesh në nivelin optimal pasi konkurrenca është shumë e ashpër.
Gjithçka do të varet nga performancat e madrilenit, detyra e të cilit është bindja e një ndër trainerëve më të mirë në botë.
4 gola dhe 5 asiste në 34 sfida janë arritjet e Marcos Llorentes me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ të cilët i presin përballje jo të lehta, kryesisht ato të Champions Leagues kundër Interit.



