Portieri Pano Qirko, do të bashkohet me skuadrën e Partizanit. Lojtari i cili spikati në sezonin e fundit me Teutën, të enjten do të nisë stërvitjen me skuadrën kryeqytetase. Mësohet se Teuta dhe Partizani, kanë arritur marrëveshjen, që portieri të kalojë te të kuqtë për ndeshjet e Europës. Qirko është në kontratë me durrsakët dhe pas huazimit te Partizani, do të rikthehet sërish te Teuta që zotëron kartonin e tij. 23-vjeçari shihet si një afrim i rëndësishëm dhe jep siguri për portën e të kuqve në ndeshjet europiane, ku Partizani do të kërkojë të ecë sa më larg.



