
Drejtori i Teutës, Sulejman Starova është shprehur se Anglia është disi më mirë se Italia. Duke folur për finalen e Europianit në studion e “EuroZone” në MCN TV, ka thënë se janë përballë dy skuadra që mbrohen mirë dhe parashikohet që të ketë pak gola.
“Janë dy skuadra që e meritonin këtë. Kanë bërë paraqitje shumë të mira. Për parashikime ka avantazhe dhe disavantazhe. Anglia luan në shtëpi, ka tifozët, gjendje morale më të mirë dhe ka më shumë zgjedhje për formacionin. Kane dhe Sterling nuk kanë ndryshuar në sulm. Foden është dëmtuar në stërvitje. Disavatazhi i Anglisë është se ka më shumë presion për kupën. Italia ka avantazhin që këtë presion më të ulët. Janë dy skuadra që mbrohen mirë. Me këtë logjikë parashikohen pak gola, maksimumi 2 gola. Sterling bën diferencën. Të dy trajnerët nuk do lejojnë që të krijohet rast goli. Në pjesë difensive do jetë e gjithë skuadra. Shikoj një gjendje më të mirë fizike të Anglia. Bonucci-Chiellini kanë eksperiencën dhe forcën, por dyshja angleze është më në formë.”, tha Starova.



