
Progresi i bërë nga Aurelien Tchouameni me të drejtë e ka vënë në radarët e disa klubeve të njohura .
Një ndër to është edhe Barcelona , skuadër që ka bërë një investim të rëndësishëm në merkaton e kaluar i cili po i jep frytet në të tashmen .
Me prezencën e Chelseat dhe Real Madridit , qartësisht katalanasit janë një hap prapa dhe kontaktet e njëpasnjëshme me drejtuesit e Monacos kanë patur gjithnjë të njëjtën përgjigje pasi sipas ‘ Sport ‘ ‘’ Monegaskët ‘’ pretendojnë 60 milionë euro për 22 vjeçarin, e papërballueshme për Barcelonën e cila preferon ta vërë në funksion të transferimit të Erling Haaland në ‘’ Camp Nou ‘’.
Kjo teori të jep për të kuptuar se Aurelien Tchouameni mund ti bashkohet ‘’ Bluve të Londrës ‘’ apo ‘’ Galaktikëve ‘’ të cilët natyrisht gëzojnë një status ndryshe në aspektin ekonomik dhe katalansit mund të detyrohen ti japin lamtumirën këtij lojtari që premton shumë për të ardhmen.
Gjithsesi ‘’ Blaugranët ‘’ janë përforcuar ndjeshëm në merkaton e kaluar dhe janë të detyruar të shikojnë vetëm përpara sepse rezultatet e kohëve të fundit me të drejtë i kanë entuziazmuar spanjollët të cilëve Xavi Hernandez ia ka ndryshuar totalisht fytyrën .
Përpara një interesi të tillë që sa vjen edhe shtohet, pak e nga pak parashikohet se ‘’ Luigji i Dytë ‘’ do t’ia hapë derën e largimit sepse Chelsea dhe Real Madridi mund t’ia plotësojnë pa problem kërkesën francezëve.



