Demollari: Kjo kombëtare do na bëjë krenarë, të mos bëjmë gjyqe popullore

Demollari: Kjo kombëtare do na bëjë krenarë, të mos bëjmë gjyqe popullore

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Sulejman Demollari, ka reaguar pas kritikave të shumta ndaj Shqipërisë, pas humbjes me Izraelin.

Në postimin e tij, Demollari shkruan se Kombëtarja kuqezi në këtë moment ka nevojë për qetësi dhe mbështetje, jo për gjyqe popullore.

Ai shkruan se shumë shpejt vijnë eliminatoret e Europanit dhe shprehet besimplotë se këta lojtarë do na bëjnë krenarë të gjithëve.

Postimi i Demollarit:

Humbjet janë gjithmonë të vështira për t’u përtypur, akoma më shumë kur ndodhin në ndeshje të rëndësishme. Por futbolli i tillë është dhe koha për të “qarë” atë që ka ndodhur është ndonjëherë më e dëmshme se vetë humbja. Tani kjo skuadër duhet të ringrihet, ka nevojë për mbështetje, ka nevojë për qetësi dhe jo për gjyqe popullore.

Përpara kemi ndeshje të rëndësishme, shumë shpejt afrojnë edhe eliminatoret e Kampionatit Europian 2024. Unë besoj se ky grup, këto djem, do dinë të na bëjnë krenar e të na dhurojnë gëzime të mëdha. Kanë një rrugë të madhe për të bërë përpara dhe së bashku me mbështetjen e të gjithë ambientit futbollistik do të shkojmë larg. Detyra jonë është vetëm një: T’i qëndrojmë pranë e t’i këshillojmë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy