Terry kujton të kaluarën: Mungesa në finale, një makth! Conte më riktheu në formë

Terry kujton të kaluarën: Mungesa në finale, një makth! Conte më riktheu në formë

John Terry ka qenë një nga mbrojtësit më të spikatur në Angli dhe një nga më të dashurit për tifozët e Chelsea, skuadër më të cilën ai fitoi gjithçka.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-lojtari, ka kujtuar të kaluarën e tij, teksa për mungesën në finale ndaj Bayern Munich, tha se ishte një makth për të.

Duk folur për klubin, Terry deklaroi se Zola, Vialli dhe Di Matteo ndryshuan kulturën e klubit, ndërsa për Conte tha se e riktheu në formë.

I detyrohem për gjithçka Ranierit, ka besuar menjëherë tek unë.  Zola, Vialli dhe Di Matteo kanë ndryshuar kulturën e klubit. Ancelotti është një trajnerët më perceptues që kam pasur ndonjëherë, ndërsa e kam adhuruar punën me Conten. Ai më ka kthyer në formë: asnjë pije me gaz dhe ketchup.

Mungesa ndaj Bayern Munich në finalen e 2012, ka qenë një makth për mua që nuk kam mundur të luaj, isha shumë i tendosur. Por kam pasur gjatë gjithë kohës ndjesinë se do të ishte viti ynë, pavarësisht se ishim duke humbur 10 minuta para fundit. Vetëm Chelsea mund ta bënte atë përmbysje me Napoli-n, të eliminonte Barcelonën e Guardiolës me 10 lojtarë. Ishte e shkruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy