Sfidë interesante për El Khannouss

Sfidë interesante për El Khannouss

Interesi i ekipeve për Bilal El Khannouss po shtohet me kalimin e ditëve.

Duke qenë se jemi drejt fundit të merkatos së dimrit, priten natyrisht edhe surpriza për lojtarët që kanë spikatur deri në këtë moment.

Pas Atletico Madridit, Bayer Leverkuseni dhe Liverpooli kanë filluar tratativat për ta larguar nga Genku, lajm i bërë me dije nga e famshmja vendase ‘ HLN ‘.

Orët vijuese do të jenë përcaktuese për destinacionin e ardhshëm të Bilal El Khannouss, i cili ishte pjesë e Marokut në Botërorin e Katarit.

Mesfushori 19 vjeçar po spikat në Jupiler Pro League dhe interesi i ekipeve të sipërpërmendur mund të rezultojë i mjaftueshëm për tu larguar nga Begjika.

Deri më tani Bilal El Khannouss numëron 34 sfida , 3 gola dhe 5 asiste me bardheblutë, i cili e ka bërë krenar trainerin Wouter Vrancken.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy