Zlatan Ibrahimovic mbtet i veçantë jo vetëm për faktin se është një futbollist tepër kualitativ, por edhe mesazhet e tij që lëshon herë pas here. I fundit vjen pikërisht pas ndeshjes me Interin ku falë ‘dopietës’ së tij Milani mposhti 2-1 zokaltërit.
Në rrjetet sociale 39-vjeçari ka shkruar: “Milano nuk kishte kurrë një mbret, tani ka një ZOT!”
Në këtë mënyrë suedezi lartëson veten përtej qiellit, ndërsa në të shumtat e rasteve pëlqehet edhe nga rivalët. Pas ndeshjes me Interin ai nuk u tregua fare modest, duke thënë se ‘po të ishte 30 vjeç do të ishte shumë më mirë fizikisht, por edhe tani që është 39 prap askush nuk e ndal’.
Ibra para më shumë se 10 ditësh ishte i infektuar me koronavirus, por me një mesazh në rrjetet sociale tregoi jo pak për karakterin e tij. Ai u shpreh: ‘COVID-19 ka gjetur personazhin e gabuar me të cilin po kapet’.



