Sporting Lisbona, përcakton çmimin për Viktor Gyokeres

Sporting Lisbona, përcakton çmimin për Viktor Gyokeres

Viktor Gyokeres vijon të demostrojë se është pa diskutim një ndër më produktivët në Europë.

Falë golave të suedezit Sportingu Lisbonës momentalisht kryeson në kampionat, për të cilin tashmë sipas ‘ Record ‘, drejtuesit e kanë deklaruar pretendimin.

Eshtë sezoni i dytë në ‘’ Jose Alvalade ‘’ dhe statistikat e 26 vjeçarit janë impresionuese, deri më tani 29 gola në 31 sfida.

Ekipe si Manchester United, Barcelona dhe Bayern Munchen synojnë transferimin e ishi-t të St Paulit, shumë i rrezikshëm për çdo rival.

Drupal Ad

Minimalisht 75 milionë euro synon të arkëtojë presidenti i kryeqytetasve Rui Borges, shifer kjo mëse e justifikuar nga paraqitjet e gjigandit nordik.

Me kalimin e kohës Viktor Gyokeres ka tërhequr vëmëndjen e shumë ekipeve cilësorë, të cilët janë të gatshëm të luftojnë deri në fund për shërbimet e tij.

Natyrisht që drejtuesit e Sporting Lisbonës janë të ndërgjegjshëm se nëse vijon me këtë ritèm, një ditë do ta humbin Viktor Gyokeresin por fatmirësisht do të mbushin arkat në mënyrë të konsiderueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy